Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë kryqëzimit të shkollës Ali Demi, në rrugën që lidh zonën me Bulevardin Ismail Qemali në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur pesë automjete të tjera njëra pas tjetrës, duke shkaktuar një aksident zinxhir që ka përfshirë gjashtë mjete në total. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Janë shkaktuar dëme të shumta materiale në automjetet e përfshira. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.