Apple ka ndjekur tradicionalisht një kalendar të qëndrueshëm për prezantimin e modeleve të reja të iPhone, kryesisht në sezonin e vjeshtës. Megjithatë, raportime të fundit tregojnë se kjo praktikë mund të ndryshojë për serinë iPhone 18.
Analisti i njohur i industrisë, Ming-Chi Kuo, ka bërë të ditur se kompania po shqyrton ndarjen e prezantimit në dy faza, mes vjeshtës dhe pranverës. Kështu, modelet iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max pritet të prezantohen në vjeshtën e vitit 2026, duke ruajtur traditën e deritanishme. Ndërsa modeli bazë iPhone 18 nuk do të vijë njëkohësisht, por do të hidhet në treg gjatë pranverës së vitit 2027.
Kjo do të bëjë që iPhone 17 të mbetet modeli standard më i ri për rreth një vit e gjysmë. Raportimet e tjera konfirmojnë këtë qasje, duke e lidhur ndryshimin me zgjerimin e linjës së produkteve të Apple. Për vitin 2026, pritet një portofol i gjerë pajisjesh, duke përfshirë:
• iPhone standard
• Dy modele Pro
• iPhone Air
• Modelin ekonomik “e”
• iPhone-in e parë të palosshëm
Me një numër të madh produkteve që kërkojnë vëmendje, prezantimi i tyre njëkohësisht mund të ndikojë në performancën individuale të secilit model.