Klodian Kalemi, 48 vjeç, u arrestua në Tiranë nga shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit të koduar "Lokacioni". Ai ishte shpallur në kërkim për veprimtari të kryera në vitin 2023 në fshatin Marikaj.
Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, Kalemi kultivoi në një magazinë 1035 bimë narkotike në vazo dhe 907 fidanë narkotikë në kubikë, duke shfrytëzuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Këto veprime përbëjnë veprimet penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike".
Operacioni u finalizua nga komisariatet e Policisë Nr. 3 dhe Nr. 7, si rezultat i punës informative për vendndodhjen e personave në kërkim. Në zbatim të vendimit të Gjykatës, Kalemi duhet të vuajë 2 vjet, 2 muaj e 17 ditë burgim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.