Ky artikull është përditësuar. Shiko përditësimet
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Kolumbisë në Prishtinë, i dyshuar se ka sulmuar fizikisht dy viktima femra kosovare me një mjet të mprehtë. Ngjarja ka ndodhur të enjten në orët e hershme të mëngjesit të datës 8-9 janar 2026.
Sipas njoftimit policor, gjatë arrestimit dhe kontrollit në vendngjarje, njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar thikën e përdorur në sulm, si dhe 2.4 gramë substancë të dyshuar narkotike, e cila do të dërgohet për analiza laboratorike.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar rrethanat e plota të rastit, përfshirë motivin e sulmit dhe çdo person tjetër të mundshëm të përfshirë.
Rasti trajtohet si sulm me armë të mprehtë dhe posedim i paligjshëm i lëndëve narkotike.
Përditësim
Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi me thikë ndaj dy grave në Prishtinë ka ndodhur në orën 05:25 të mëngjesit.