Ky artikull është përditësuar. Shiko përditësimet
Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për 48 orë, duke filluar nga ora 12:00 me orën greke, për shkak të protestës së fermerëve grekë.
Njoftimi erdhi përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, pas komunikimit me Policinë Kufitare Greke.
Gjatë këtij periudhe, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve në orare të tjera për të shmangur vonesat.
Protestat e fermerëve grekë vazhdojnë për të kërkuar përmbushjen e kërkesave të tyre, duke ndikuar në lëvizjen kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Përditësim
Protesta e fermerëve grekë përfundoi të shtunën mesditën, duke hequr bllokadën dyditore në aksen Kakavijë–Janinë. Fluksi i lëvizjes në kufi u rikthye normalisht, me 3.471 shtetas që kaluan në hyrje-dalje dhe 1.172 automjete të përpunuar në 24 orët e fundit, sipas statistikave zyrtare. Policia Kufitare operon me 3 sportele, ndërsa pala greke ka shtuar sportelet për të shmangur radhët.