Ditën e enjte, rreth orës 13:30, në Yzberisht, një shtetas i paidentifikuar dyshohet se ka vjedhur një shumë parash nga supermarketi Eco Market, duke kërcënuar punonjësen me një mjet prerës.
Gjatë përpjekjes së punonjëses për ta ndaluar autorin, ajo u dëmtua lehtë në dorë nga mjeti prerës dhe u transportua në spital për mjekim.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen hetime për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.