Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha, u paraqit mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Thirra lidhet me hetimin për financimin e Kuvendit të Rithemelimit, i zhvilluar në vitin 2021 në stadiumin Air Albania.
Ky kuvend u iniciua nga ish-kryeministri Sali Berisha në një periudhë konfliktesh të brendshme në Partinë Demokratike për vulën dhe logon e partisë, të cilat në atë kohë administroheshin nga kryetari Lulzim Basha. Prokurorët po verifikojnë burimet financiare, financuesit e aktivitetit, mënyrën e pagesave dhe nëse shpenzimet janë deklaruar konform ligjit.
Sipas informacioneve, Indrit Hoxha do të pyetet për rolin e tij në organizim dhe financim. Një ditë më parë, për të njëjtën çështje u paraqit deputeti demokrat Belind Këlliçi, i cili u thirr për sqarime mbi aspektet financiare të kuvendit. Hetimi po zhvillohet në kuadër të verifikimit të transparencës financiare të aktiviteteve politike.
Përditësime
Belind Këlliçi u thirr në SPAK nga prokurori i posaçëm Arben Kraja për hetimin pasuror ndaj Sali Berishës, në kuadër të dosjes për ish-Klubin Partizani. Ai qëndroi në prokurori për rreth 1 orë e 30 minuta dhe u pyet si person me dijeni për hetimin. Këlliçi deklaroi se u thirr për një 'çështje periferike'. Hetimi lidhet me financimin e Kuvendit të Rithemelimit, të mbajtur më 11 dhjetor 2021.