Lea Ypi, shkrimtare shqiptare, ka njoftuar largimin e saj nga Shqipëria përmes një postimi në Facebook. Në tekstin e saj, ajo adreson shpifjet dhe konspiracionet e ndryshme që ka hasur kohët e fundit, duke i lënë ato pas si "llaçin e shpifjeve dhe pluhurin e konspiracioneve biografike, ideologjike, gjeopolitike, sociale, materiale".
Ditët e fundit, emri i Lea Ypi-së është përmendur në media si kandidate e mundshme për kryeministre të një qeverie teknike. Kjo përfolje është komentuar edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili nuk e ka rrëzuar plotësisht idenë. Megjithatë, Ypi e mohon kategorikisht këtë, duke e ironizuar si pjesë të shpifjeve dixhitale dhe mediatike që ushqejnë emocione negative si vetmia, trishtimi dhe mllefi.
Në postimin e saj, Ypi thekson aspektet pozitive të vizitës së fundit. Ajo i mbaj me vete emocionet nga takimet me qindra lexues të breza dhe bindje të ndryshme, pyetjet, vërejtjet, komentet, kritikat dhe fjalët nxitëse. Veçanërisht vlerëson guximin e të rinjve për t'u përballur hapur, pa pseudonime apo maska, dhe shkëmbimet rreth fatit të botës, historisë dhe rolit të artit në kërkimin e së vërtetës.
Ypi krahasoi botën me labirintin e minotaurit, ku njerëzit kërkojnë shpëtim nga përbindësha e dukshëm e të padukshëm. Sipas saj, secili mban një pjesë të fijeve të Ariadnes, dhe bashkimi i duarve mund të rikthejë kuptimin e njerëzimit. Postimi përfundon me falënderim për ata që i shtrënguan dorën në "skutën shqiptare të labirintit".
Teksti i plotë i postimit është publikuar në media të ndryshme, duke nxitur debate mbi prezencën e saj publike në Tiranë dhe ndikimin në diskutimet shoqërore.