Mario Dajsinani, portieri i Egnatias dhe i Kombëtares shqiptare, është futbollisti më i përzgjedhur në formacionin e javës të kampionatit Abissnet Superiore nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave.
Sipas statistikave pas 18 javësh, Dajsinani ka marrë shtatë përzgjedhje, duke u bërë figura kryesore e këtij renditjeje. Ai ka luajtur rol vendimtar në ndeshjet e Egnatias me pritjet e tij, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e rëndësishme të ekipit.
Egnatia kryeson kampionatin me 37 pikë, katër më shumë se AF Elbasani në vendin e dytë.
Pas Dajsinanit, lojtarët më të përzgjedhur me nga pesë herë secili janë:
• Albano Aleksi (Egnatia)
• Arbenit Xhemjali (Egnatia)
• Bruno Lulaj (AF Elbasani)
• Diallo Ibrahima Sory (AF Elbasani)
• Bekim Balaj (Vllaznia)
• Dejvi Bregu (Dinamo City)