Mjeku Zylyf Isufi është i pari dhe i vetmi në Shqipëri që ka sfiduar thellësitë e detit si specialist i fiziologjisë së marinës. Në një rrëfim për mediat, ai kthehet në vitin 1969, kur u bë mjek fiziolog i Brigadës së Nëndetëseve me gradën përkatëse. Atëherë, grupi shkuam në Kinë, nga Pekini në Shangai, për të mësuar praktikat më të avancuara për shëndetin e ekuipazheve nën ujë.
Në vitin 1971, Isufi nisi punën në bazën e Pashalimanit, ku shërbeu deri në fund të viteve 1980 si mjek fiziolog dhe mjek shëndetësie i bazës. Përgjegjësia e tij përfshinte zgjedhjen e efektivit para çdo lundrimi, ndarjen e zhytjeve të lehta dhe të rënda, si dhe sigurimin e kushteve optimale për ekuipazhet. Në Vau të Dejës, ai ishte i vetmi që merrej me pastrimin e tunelëve dhe identifikimin e parametrave funksionalë të personave, duke përcaktuar kohëzgjatjen e qëndrimit nën ujë sipas thellësisë – një, dy ose tre orë.
Gjatë karrierës, Isufi lundroi 22 ditë me nëndetëse në 50 metra thellësi, nga Adriatiku deri në Santa Maria të Italisë. Në kushte të vështira, temperatura arrinte 45-47 gradë Celsius me kanatierë, lagështia ishte mbi 45 për qind, ndërsa ajri i kufizuar përmbante gazra të dëmshëm. Për 22 ditë, ekuipazhi nuk doli në sipërfaqe; Isufi humbi nga 3 deri në 5 kilogramë, stomaku i tij nuk funksiononte dhe fytyra i u zbardh nga efektet e gazrave.
Isufi thekson se është i vetmi mjek i specializuar në fiziologjinë dhe mjekësinë e marinës në Shqipëri. Sipas tij, ky specializim nuk mësohet në fakultete dhe nuk njihet zyrtarisht, prandaj nuk ka të rinj që ndjekin të njëjtën rrugë. Ai e sheh karrierën si shans për të dhënë njohuri dhe për të mbrojtur ekuipazhet. Marina shqiptare ka vetëm 4-6 anije.