Ky artikull është përditësuar. Shiko përditësimet
Reshjet e dendura të shiut në Qarkun Gjirokastër kanë dëmtuar infrastrukturën rrugore. Prefektura e Qarkut Gjirokastër dhe Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër kanë njoftuar për bllokimin e plotë të aksit rrugor Përmet–Çarçovë në afërsi të vendit Ura e Petranit, ku karrexhata është çarë për shkak të kushteve atmosferike të rënda. Ngjarja ka ndodhur më 8 janar 2026.
Strukturat e Policisë së Shtetit, Emergjencave Civile dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) janë në terren për të menaxhuar situatën, rritur sigurinë dhe nisur ndërhyrjen për normalizimin e segmentit rrugor. Prezenca e shërbimeve policore është rritur në të gjitha akset e qarkut për të parandaluar aksidentet dhe ofruar ndihmë përdoruesve të rrugës.
Në një ngjarje tjetër, më 7 janar 2026, në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë ka ndodhur rrëshqitje e një masivi dheu dhe guresh te vendi i quajtur Shkalla e Zezë. Qarkullimi i mjeteve zhvillohet vetëm me një sens lëvizjeje, ndërsa strukturat e Policisë, Emergjencave Civile dhe ARRSH po punojnë për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e normalitetit.
Autoritetet apelojnë që drejtuesit e mjeteve të shmangin lëvizjet në këto akse, të ushtrojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Për raste emergjence, qytetarët mund të kontaktojnë numrin pa pagesë 112. Kushtet e vështira atmosferike dhe prania e ujit në rrugë rrisin rrezikun e incidenteve.
Përditësim
Përmbytje të mëdha kanë prekur qarkun e Gjirokastrës për shkak të motit të keq të vazhdueshëm. Autoritetet lokale raportojnë dëme në infrastrukturën rurale dhe evakuime të menjëhershme në zonat e goditura.