Në Kosovë ka nisur depërtimi gradual i masave të ftohta ajrore me origjinë polare, duke ndryshuar shiu në borë dhe duke parashikuar reshje bore në gati të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Erërat e ftohta nga veriu do të fuqizohen gradualisht, ndërsa temperaturat do të zbresin nën zero veçanërisht gjatë orëve të vonshme të natës dhe mëngjesit të së dieles. Fronti i ftohtë polar do të sjellë reshje bore sonte në gati të gjithë Kosovën, me shtresa diku më të mëdha dhe diku më simbolike. Reshje më të mëdha priten në zonat kodrinore-malore, ndërsa nuk parashikohen reshje të mëdha në zonat e tjera.
Përpos Kosovës, reshje bore priten edhe në veri dhe lindje të Shqipërisë, si dhe në veri e perëndim të Maqedonisë së Veriut. Bora mund të shfaqet shkurtimisht edhe në disa zona ku reshjet e saj janë shumë të rralla, duke krijuar situata të papritura.
Pas reshjeve të borës sonte dhe uljes së temperaturave, reshjet atmosferike do të ndalen të paktën për disa ditë. Kjo zhvillim konsiderohet i favorshëm për zonat e prekura nga vërshimet e mëparshme, pasi nga e diela reshjet do të humbasin intensitetin dhe do të kufizohen kryesisht në reshje bore të dobëta në disa rajone. Acari i fuqishëm polar do të mbulojë viset tona.
Nga e hëna nuk priten më reshje, ndërsa temperaturat do të fillojnë të rriten, veçanërisht nga e mërkura. Acar i fortë parashikohet gjatë mëngjesit të së hënës dhe së martës.