Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar gjatë ditës së sotme gjobë ndaj një drejtuesi mjeti për ndotje të rrugës në Prishtinë. Sipas ligjeve në fuqi, ndalohet dalja në rrugë me mjete të papastra ose që shkaktojnë ndotje të sipërfaqes rrugore pa u siguruar paraprakisht që ngarkesa është e mbuluar dhe e sigurt.
Në rastin konkret, mjeti ka qarkulluar duke ndotur rrugën për shkak të mos sigurimit të ngarkesës. Policia ka shqiptuar gjobë ndaj drejtuesit të mjetit për këtë shkelje, ndërsa një gjobë tjetër është dhënë ndaj firmës, si person juridik. Autoritetet kanë theksuar se këto masa synojnë të parandalojnë ndotjen e sipërfaqes rrugore nga mjetet e ngarkuara në mënyrë të pahijshme.