Ky artikull është përditësuar. Shiko përditësimet
Reshjet e dendura të shiut të regjistruara më 10 janar 2026 në Shqipëri kanë shkaktuar probleme në qarqet Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Dibër, Berat dhe Elbasan. Situata më kritike është në zonat pranë lumenjve Drin, Kir, Bunë, Osum, Devoll, Erzen dhe Ishëm, ku janë evidentuar përmbytje tokash bujqësore, rrëshqitje dherash dhe vështirësi në qarkullim rrugor.
Në qarkun Durrës, autoritetet raportojnë evakuimin e 848 banorë sipas Prefekturës dhe Bashkisë Durrës, ndërsa Ministria e Mbrojtjes raporton 851 persona të evakuuar kryesisht në zonat Sukth dhe Katund i Ri. Janë verifikuar 4,067-5,477 banesa, prej të cilave 1,711 kanë dëme nga uji. Në Sukth dhe Katund i Ri mbeten të përmbytura 2,000-2,800 hektarë tokë bujqësore. Strukturat e emergjencave civile po kryejnë 1,453 akte konstatimi me 508 specialistë në terren. Janë shpërndarë 1,100 pako ushqimore: 350 në Kavalishencë për strehim me tre vakte ditore për pesë ditë, 400 në Durrësin e Ri dhe Plazh, si dhe 350 në Sukth. Situata hidrike në luminjtë Erzen dhe Ishëm po normalizohet me rënie të nivelit të ujit. Në Bashkinë Krujë, reshjet mesatare nuk kanë shkaktuar probleme të reja në rrugët kryesore.
Në qarkun Shkodër, përmbytjet janë më të mëdhatë në njësitë Ana e Malit dhe Dajç për shkak të rritjes së niveleve të lumenjve Drin, Kir dhe Bunë. Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa nivelet e ujit mbeten nën kuotat kritike. Strukturat bashkiake dhe emergjencat po monitorojnë situatën.
Në qarkun Lezhë, niveli i ujit ka rënë në tokat bujqësore, por lumi Mat ka shënuar rritje për shkak të shkarkimeve nga hidrocentralet Shkopet dhe Qafë Mollë. Hidrovorët funksionojnë plotësisht, përveç atij të Gocajve për mungesë energjie elektrike. Nuk raportohen probleme në akset rrugore.
Në qarqet Gjirokastër dhe Dibër, po kryhet pastrimi i rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet e dherash dhe largimi i ujit nga objektet e banimit në zonat rurale.
Në qarqet Berat dhe Elbasan, rritja e prurjeve të lumenjve Osum dhe Devoll ka përmbytur sipërfaqe bujqësore. Forcat e Armatosura ndihmojnë në shpërndarjen e ndihmave nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Situata në qarqet e tjera është e qëndrueshme ose me probleme të kufizuara.
Përditësim
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonave të prekura të bashkëpunojnë me strukturat në terren dhe të kontaktojnë autoritetet vendore për çdo nevojë.
- Efektivë të Forcave të Armatosura asistojnë në transportin e banorëve, si dhe në shpërndarjen e ndihmave.
Përditësim
Autoritetet verifikuan 5,477 banesa në Durrës. Numri i evakuimeve në të njëjtën zonë konfirmohet si 851. Përmbytja prek 2,000 hektarë tokë bujqësore në Durrës.
Në Lezhë:
- Forcat po largojnë ujin nga disa banesa.
- Niveli i lumit Drin po ulet.
Përditësim
Situata e përmbytjeve në Shqipëri vazhdon në ditën e gjashtë.
Në Vlorë, niveli i lumit Vjosë ka rënë në 5.5 metra, por pasojat përfshijnë 13 shtëpi të dëmtuara në Novoselë dhe 15 në Bishan, sipas autoriteteve lokale.
Problemet vazhdojnë në qarkun e Fierit, veçanërisht në fshatin Adriatik të Kurbinit, ku ura e dëmtuar është riparuar përkohësisht.
Aksi rrugor Gjirokastër-Tepelenë është i kalueshëm vetëm në një drejtim në zonën Shkalla e Zezë, ku trafiku menaxhohet nga policia.
Në Korçë, raportohen probleme me furnizimin me energji elektrike dhe dëmtime në infrastrukturën rrugore.
Përditësim
Autoritetet në Durrës kanë përditësuan numrin e hektarëve të tokave bujqësore të përmbytura në 1,800 ha, duke ulur vlerësimin e mëparshëm prej 2,000-2,800 ha. Në Shkodër, aksi rrugor Obot - Rruga Kryesore mbetet i pakalueshëm për mjetet e ulëta, por nuk ka raportime për përmbytje banesash. Në Dibër, autoritetet po zhvillojnë një operacion kërkimi për një shtetas të humbur, krahas bllokimeve rrugore nga dëbora dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike.
Autoritetet raportuan zhvillime të reja nga moti i keq në Shqipëri.
- Përmbytje prekën mbi 30 banesa në Thanasaj të Lushnjës.
- Uji i Vjosës shkaktoi përmbytje të tregut në Mifol.
- Dëbora arriti deri në 1.2 metra në zonat malore veriore si Thethi, Vermoshi dhe Qafë Thora, duke krijuar ortieqe bllokuese.
- Dëborë deri në 20 cm u regjistrua në zonat malore të Korçës dhe Gjirokastrës.
- Lumenjtë Seman dhe Shkumbin dolën nga shtrati në Fier, duke dëmtuar zona të banuara.
- Përmbytje prekën toka bujqësore në Urrelat–Shirq të Shkodrës.