Një qytetar nga Ferizaj ka dorëzuar në stacionin policor një shumë parash të gjetura në rrugë më 12 janar 2026, rreth orës 16:00.
Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, qytetari A. Cakolli, 61 vjeç, është paraqitur në stacion dhe ka dorëzuar paratë e gjetura në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj. Paratë janë numëruar në praninë e tij, ndërsa për veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe është iniciuar një “Shënim zyrtar”.
Aktualisht, mjetet financiare ruhen në stacionin policor të Ferizajt derisa të paraqitet pronari i ligjshëm. Policia fton qytetarin pronar të kësaj shume të parave të paraqitet në stacion për verifikim dhe për të tërhequr mjetet e tij.
Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarin A. Cakolli për gjestin shembullor dhe human, duke theksuar se ai tregon përgjegjësi dhe ndershmëri qytetare.