Ky artikull është përditësuar. Shiko përditësimet
Një zjarr i madh shpërtheu më 8 janar 2026 në tregun e 5 Majit, duke përfshirë disa zona dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në strukturat tregtare.
Rreth 60 forca zjarrfikëse u angazhuan në terren për disa orë me radhë, duke arritur të vinin nën kontroll dhe të neutralizonin flakët. Megjithatë, gjatë ditës së sotme, më 9 janar 2026, raportohet një riaktivizim i zjarrit, çka ka bërë që forcat zjarrfikëse të ndërhyjnë sërish në vendngjarje për ta shuar dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por shkaqet e sakta pritet të konfirmohen pas përfundimit të hetimeve nga autoritetet përkatëse. Fatmirësisht, deri tani nuk raportohen persona të lënduar.
Përditësim
Tregu i 5 Majit rezulton të jetë një treg i rrobave të përdorura. Zjarri u përhap në rreth 50 dyqane në disa kapanone.