Shtëpia e Bardhë ka reaguar sërish lidhur me çështjen e Groenlandës dhe diskutimet e përfolura.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, deklaroi se "administrata Trump po diskuton në mënyrë aktive blerjen e mundshme të Groenlandës". Ajo nënvizoi se presidenti Donald Trump i jep përparësi një zgjidhjeje diplomatike, por shtoi se "po i mban opsionet e tij të hapura".
Sipas Donald Trump, Groenlanda është e rëndësishme për sigurinë kombëtare të SHBA. Levitt u shpreh se "të gjitha opsionet janë gjithmonë në tryezë për Presidentin Trump, pasi ai shqyrton se çfarë është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara, por unë thjesht do të them se zgjedhja e parë e presidentit ka qenë gjithmonë diplomacia".
Këto deklarata vijnë në kontekstin e interesit të shprehur më parë nga Trump për Groenlandën, e cila konsiderohet strategjike për interesat amerikane.