Një vatër zjarri ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati në lagjen 18 Shtatori të Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur sot, sipas raportimeve të shërbimeve zjarrfikëse.
Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje pas njoftimit dhe kanë ndërhyrë për të shuar flakët. Gjatë operacionit, zjarrfikësit kanë nxjerrë nga banesa një të moshuar, e cila jetonte e vetme. Ajo është asfiksuar nga tymi i dendur i krijuar nga zjarri.
E moshuara është transportuar urgjentisht në Spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore. Autoritetet ende nuk kanë zbardhur rrethanat e saktë të shpërthimit të zjarrit, dhe një grup hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e mundshme.